“Nuk duam konflikt në Ballkan”, krejt çka u tha pas takimeve të senatorëve amerikanë me Kurtin e Osmanin

Senatit amerikan, tha të premten në Prishtinë se perëndimi nuk do edhe një konflikt në Ballkan sikurse ai në Ukrainë apo në Lindje të Mesme.Senatorja Shaheen e cila po qëndron në Prishtinë bashkë me senatorin Peter Welch nga Wermonti, tha se qëllimi i vizitës në Kosovë është shprehja e mbështetjes për autoritetet pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer i policisë.“E pamë fundjavën e kaluar se çfarë ndodh kur urrejtja dhe konfliktet janë ta pazgjidhura dhe qytetarët janë ata që pësojnë në atë lloj situate. E di që qytetarët e Kosovës e kuptojnë se çfarë ndodh kur ka një konflikt dhe ndikimin shkatërrues mbi familjet kur ndodh ai. Ajo që ne nuk duam është më shumë konflikt sikurse në Ukrainë dhe Lindje të Mesme të ndodh edhe në këtë rajon. Kështu që udhëheqja juaj, qëndrueshmëria e Kosovës është shumë e rëndësishme dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju”, tha ajo pas takimeve me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe