KKSB vlerëson gjendjen e qetë në Prizren po përgatitet faza e dytë e kamerave të sigurisë në qytet.

Mbledhja e Këshillit Komunal i Sigurisë në Bashkësi e ftuar nga kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj patën 6 pika të rendit të ditës që kishin të bënin me sigurinë në këtë komunë. Si pika të rëndësishme ishin Shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit të punës së KKSB-së për vitin 2025 .Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Prizrenit në këtë kuadër edhe raportet e policisë për vitin 2024. Informacion rreth mirëvajtjes së procesit të vendosjes së kamerave të sigurisë nga policia dhe drejtoria si dhe rekomandime dhe sugjerime nga ana e anëtarëve të KKSB për organet gjegjëse. Fillimisht kryetari Totaj fillimisht uroi muajin e shenjtë të Ramazanit. Pastaj, njoftoi për pikat e rendit të ditës së sotme. Ku drejtoresha Ramize Shala, kërkoi që të gjithë ata që kanë ndonjë sugjerim mirë është në japin plotësimet e tyre. Haki Rashtana, kërkoi që të ju mundësohet edhe takimi i përbashkët edhe ne KKSB e komunave tjera. Ertan Simitqi, propozoi që komisioni i sigurisë për fatkeqësi të Komunës së Prizrenit, që të raportojnë e këtë e plotësoi edhe kryetari Totaj, që te dy komisionet e komunës të sigurisë të raportojnë.
Lidhur me sigurinë në raportin e sigurisë nga policia Nexhdet Mrasori, ka raportuar lidhur me raportet e policisë për vitin 2024. Lidhur me gjendjen sa i përket sigurisë folën edhe drejtoresha për emergjencë Ramize Shala , po kështu edhe drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, ka folur për bashkëpunimin me policinë. Kurse drejtori i policisë veri kapiteni Haxhi Kabashi raportoi për ketë stacion.
Drejtori i Bujqësisë Bexhat Bytyçi, raportoi lidhur me strehimoren e qenve endacak. Se cilat shërbime kryhen atje, kurse ai tha se ne kemi një kompani që i trajton se qentë endacak.
Lidhur me vendosjen e kamerave të sigurisë raportoi drejtoresha Ramize Shala e cila tha se në bazë të menaxheres kamerat tashmë janë mjaftë funksionale. Tani me ka filluar edhe faza e dytë që ne unazën e qytetit që të fillojnë vendosja e kamerave , por jemi në bashkëpunim edhe me policinë në marrëveshje për ti vendosur kamerat ku është më e nevojshme.
Pastaj ka pasur edhe sygjerime tjera lidhur ruajtjen e varrezave .