Çaste poetike me poeten;Altina HADËRXHONAJ

Në stinë gjethësh
——————————–
Kur tundohet mendja
Krahët e mbledhur,
Ruajnë mallin e egër të syve të tu
Fle në ty, vjeshtë
Në sytë e tu, qepalla fshehur
Duke i kënduar natës
Të gjej mes dridhje gjethesh
Të jesh ëndërr e zgjuar
Në stinë gjethësh, uni të ndryshon
Të humbasësh mes saj
Lakohet buza e ndrydhur
Diellin e shoh përmes frymës tënde
Hedh rrezet mbi gjoksin tim
Dhe i flas pa emër
Më përshpërit edhe natën pa agim
Ende pa ardh vjeshta
, ëndrrat vjeshtore më gjurmojnë…
/QendraPress/