Vargje poetike nga:-Qazim THAÇI

Shokëve mërgimtarë
/Irfan Bajrami,Hasan Gashi,Qerim Shkreli,
Skender Morina,Gëzim Ajgeraj………………/
—————————————-
Nuk ishim gjashtë,por ishin gjashtëdhjetë e mbi
Me së paku me gjashtëqindë synime për atdhe
E me gjashtëmijë copëza qielli për lirinë
E të njëjtë pikë kishim -Kosovën martire.
Po jeta na përcëlloi e na ndau në tokën ku miza mbren hekur
E në Alpet e ftohta, ku dashuria ringritet si shpirt Anteu
Kudo ju që shkuat në zemër morët copëzat e qiellit
Dhe patë ëndrrat e vendlidjes se ishit pinjollë lirie
Saherë në mesnatë rri zgjuar i shoh hijet e Juja si vigjëlojnë
Me shpirtërat plotë atdhedashuri dhe në copëzat e qiellit
E shkruani hartën e At-dheut si testament pavdekësie
Ju nuk jemi as mërgatë ,as diasporë, jeni oksigjen i kësaj toke
Ju keni të gravuar hartën e At-dheut dhe Arbërisë
Jo vetëm në zemrat e në mendjet,tuaja por edhe përtej..
Por,ju për Arëbri,-Dardani- Shqipëri, Çamëri e Iliridë
Matni mallin me dashurinë e etnisë shqiptare miq të mi.
/QendraPress/