Aktivisti shqiptar për të drejtat e njeriut i shkruan letër ministres serbe: Po bëheni bashkëpunëtore e spastrimit etnik të shqiptarëve në Medvegjë

0

Aktivisti për të drejtat e njeriut Haki Emini nga Tupalla e Medvegjes i ka shkruar një letër të hapur Gordana Çomiq – ministre në Qeverinë e Serbisë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialog Shoqëror, përmes së cilës kërkon që të mos bëhet pjesë e fushatës së spastrimit etnik të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës.

Në letrën e tij, Emini, ka përmendur rastin e tij se si i është pasivizuar adresa e vendbanimit në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët e Stacionit Policor dhe autoritetet komunale në Medvegjë, transmton Telegrafi.

Letra e plotë e Haki Eminit:

“Ju drejtohem me rastin e deklaratës suaj të fundit të dhënë për portalin informativ “Bujanovačke”, në të cilën keni deklaruar se “Në Serbi nuk ka fshirje të organizuar të adresave (pasivimit të vendbanimit) të shqiptarëve dhe nuk ka gjë tjetër veç aplikimit të Ligji për Vendbanimin” dhe se “nuk ka synime të shtetit apo përndjekje të organizuar të qytetarëve shqiptarë në Serbi kur bëhet fjalë për pasivizimin e adresave, por është çështje e zbatimit të ligjit”.

Do të doja që me këtë rast t’ua përkujtoj se lidhur me këtë tashmë u jam drejtuar, pasi familja ime dhe unë personalisht ishim të ekspozuar ndaj përndjekjes së organizuar nga autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë, të cilat me privim të paligjshëm të vendbanimit, tërë familjes sime iu mohua e drejta themelore e njeriut dhe qytetarit – e drejta për të lëshuar dokumente personale, e drejta e votës dhe një sërë të drejtash të tjera që na takojnë sipas Kushtetutës së këtij vendi dhe ushtrimi i të cilave kushtëzohet nga posedimi të vendbanimit.

Pikërisht për shkak se posedimi i vendbanimit është kusht për realizimin e shumë prej të drejtave të garantuara me Kushtetutë, procesi i pasivizimit të së njëjtës u zgjodh si një metodë e sofistikuar e spastrimit etnik të padukshëm nën petkun e gjoja zbatimit të ligjit.

Dhe e nderuara zonja Çomiq, se si po keqpërdoret ky ligj nga Stacioni Policor në Medvegjë, këtë e dëshmon shembulli im personal, për të cilin ju vet jeni informuar me një letër nga avokati im Rajko Daniloviq.

Dhe në vend që të kontrolloni nëse janë ndjekur procedurat ligjore dhe të merrnit një pasqyrë të situatës në terren, ju i besuat lehtë garancive të Stacionit Policor në Medvegjë se gjithçka është bërë sipas ligjit edhe në rastin tim dhe në mijëra raste të tjera!

Megjithatë, faktet dhe provat e shumta materiale e thonë të kundërtën.

Duke u nisur nga fakti që vendbanimi më është hequr (pasivizuar) pavarësisht se kam pasur një vendbanim të regjistruar në Zvicër, ku kam qenë në punë të përkohshme (e regjistruar në Konsullatën Serbe në Bernë, ku kam marrë në mënyrë të përsëritur dokumente personale dhe kam ushtruar të drejtën për të votuar), mbi këtë më është dorëzuar vendimi për konfiskimin e vendbanimit në pikën kufitare/administrative Mutivodë, gjë që bie ndesh me të gjitha procedurat ligjore, deri në atë pikë sa persona të paidentifikuar nga Stacioni Policor në Medvegjë kanë falsifikuar deklaratën se vendimi për ankesën time kinse më janë dorëzuar mua personalisht.
Dhe kjo në një kohë kur unë nuk isha as në vend!

Fundja kjo mund të vërtetohet lehtësisht me një kontroll të thjeshtë ose ekspertizë grafologjike të nënshkrimit të personit të cilit i janë dorëzuar ato dokumente, që garantoj se nuk është i imi [nënshkrimi].
Krahas kësaj, edhe pse gjatë gjendjes së jashtëzakonshme kam kaluar një muaj të plotë (nga 9 mars deri më 11 prill 2020) në izolim në adresën time të shtëpisë në fshatin Tupallë të Komunës së Medvegjës, e cila kontrollohej çdo ditë nga pjesëtarët e shërbimeve kompetente, zyrtarët e Stacionit Policor në Medvegjë atëherë nuk ma kanë dorëzuar vendimin, por qëllimisht e kanë fshehur që gjoja të ma dorëzojnë kur nuk kam qenë në territorin e Republikës së Serbisë.

Kësaj duhet shtuar se procedura e pasivizimit mund të kryhet vetëm me urdhër të gjykatës, e jo edhe të administratës komunale, siç shkruhet në vendimin e Stacionit Policor në Medvegjë, zyrtarët e së cilës në mënyrë të paautorizuar atë të drejtë ua kanë deleguar në mënyrë të pa autorizuar organeve që nuk e kanë atë lloji të kompetencave juridike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *