Aktivitete të Drejtorisë së Bujqësisë në Romajë të Hasit

Aktivitetet e Drejtorisë së Bujqësisë sot, kanë vazhduar në Romajë të Hasit. Në fshatin Romajë, pas kërkesës së banorëve, pamë nga afër nevojën për ndërhyrje në hapjen e kanalit dhe vendosjen e gypave. Këto ndërhyrje janë të rëndësishme për funksionalizimin e rrjedhës së ujit dhe parandalimin e përmbytjeve, sidomos gjatë reshjeve të mëdha. Bashkë me z. Isuf Nezaj dhe bashkëpunëtorët, u njohëm nga afër me situatën në terren dhe me nevojat e banorëve. Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve dhe të ndërhyjmë aty ku ka nevojë.