Amaneti i dy korifejve të kombit :Teki Dervishi dhe Rexhep Qosja,çfarë sinjali i japin Kosovës??!!- Shkruan:- Qazim THAÇI.

              Shkrimtari Teki Dervishi ka ikur në amshim me 29 qershor 2011 në Prishtinë. Derisa Prof dr Rexhep Qosja iku nga kjo botë me  me 23 prill 2026 po kështu në Prishtinë. Por, ikja e këtyre dy korifijëve  të kombit/personaliteteve  ndër më të njohurit në botën e letrave shqipe, jo vetëm në Kosovë, e kanë një të  përbashkët, Që të dy kanë lënë amanet apo testament , që varrimet e tyre të bëhen pa bujë, pa pjesmëarrës  jashtë familjeve të ngushta , pa prezenecën e mediave apo pushtetarëve në varrime dhe pa  pompozite. . Edhepse  ka plotë  personalitete e emëra  të shkencës e kulturës  në  Kosovë  dhe në  hapësirat kombëtare që I  kanë njohur nga afër që gtë dy personalitet  si për nga  dija e karakteri dhe askush nuk e ka marrë  kohën  të shkruaj pse  këta lanë këto amanete  .

Amaneti gjuhësisht është : Në gjë që ia lemë dikujt për ta ruajtur, apo porosi për ta kryer. Kuptimi i përgjithshëm: si njëshmëria, besimi,  apo në raport me njerëzit, si obligimet ndaj prindërve, fëmijëve dhe njerëzve në përgjithësi, për këtë lloj të amanetit dëshmojnë.  Apo testamnent ;një  përmbledhje vendimesh të Kolegjit Civil paraqet linjat orientuese të jurisprudencës së Gjykatës së lartë lidhur me testamentin dhe vlefshmërinë e tij, rezervën ligjore ,,etj

Mirëpo, amaneti I këtyre dy personaliteve në vete ka më shumë se   përshkrimet  gjuhësore, Ka  vulën e diçkaje që njeriu e jep  vetëm kur nuk mbetet rrugë tjetër.  Andaj, amnetet e këtyre dy personaliteteve  duhet të në  ndalojnë më shumë   të  mendojnë udhëheqësit e  institucioneve  dhe jo vetëm ata..!! Pse këta dy emëra më të mdhenjët e kombit  lanë këto amanete. Kjo tregon se ata edhe në këtë formë lanë porosinë e madhe  se në Kosovë diçka nuk është parimore. Pra, edhe vdekja e tyre dhe amaneti tregon më shumë se kaq, Padyshim një  shkrim i këtillë është vetëm  si pikënisje, ku shkenctarët e lëmive përkatëse duhet pa  këtë ‘’rebelim’’ . Pse e lanë kështu, këto amanete, emrat që jetën e tyre  kanë skkrirë për shqiptari, Dhe pikërisht këta lënë këto porosi. amnete. Teki Dervishi ,duke mos qenë i përshtatshëm për politikën e kohës së monizmit, ngase “shkrimet e tij e helmonin rininë”, atij iu deshtë që të skajohet për punë në lokalitete të ndryshme.  Punoi mësues ne fshtain Carrallukë, pastaj profesor në Viti. Sido që të jetë, kjo ishte një zymtësi jete për një krijues të mirëfilltë dhe për një intelektual si ai.Pas çlimimit të Kosovës , për herë të parë, ai shpreh mendimin ashtu siç e ndien dhe mendon, pa farë censure.  Zgjidhet për një mandat drejtor i Tetarit Kombëtar të Kosovës, ku u angazhua për një teatër gjithëkombëtar, me punë të përbashkët aktorë-regjisorë edhe nga Tirana dhe  deri në vdjekje  kolimnet e tij mbeten maragaritarë  të letësisisë shqiptare.

Derisa,Ademiku Rexhep Qosja, para se të ndahej nga jeta ka lënë pas një letër ku ka shprehur amanetin e tij të fundit për nipin e tij Valjetin. Qosja shkruan se nipi u kujdes për të dhe se kërkon që ai të merret edhe me varrosjen e tij

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Është marrë edhe me veprimtari politike. Në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

“Varrim pa fjalime, pa lule, pa prani zyrtare” – Familja publikon amanetin e Qosjes

/QendraPress/