Azemi e demanton Kurtin: S’është e vërtetë që janë punësuar 25 mijë punëtor brenda vitit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se s’është e vërtetë që janë punësuar 25 mijë punëtor këtë vite siç kishte deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e 1 majit, ditës së punëtorëve.Azemi ka thënë se kryeministri Kurti duhet të flas me shifra të sakta, pasi që sipas tij s’ka mundësi të jenë punësuar një numër aq i madh punëtorëve brenda një viti në Kosovë.“Kryeministri në opinion duhet të dal me shifra të sakta, pasi që nuk ka shans që janë punësuar të gjithë ata persona. Nuk është e vërtetë që kemi punësuar 25 mijë punëtorë, janë ndoshta të lajmëruar 25 mijë punëtor pasi kur shteti ndanë subvencione për punëtor të sektorit privat edhe për punëtor të sektorëve tjerë , pronarët e kompanive me nguti i regjistrojnë dhe këtu është rritja e kësaj shifre, përndryshe nuk ka rritje të numrit të punëtorëve të punësuar në sektorin priva”, ka thënë Azemi në “Info Nata”, në “Tëvë1”.Ai tutje deklaroi se institucione e Kosovës nuk janë duke bërë asgjë për t’i ruajtur punëtorët e që sipas tij, po shënohet një numër rekord i rasteve të vdekjeve të punëtorëve edhe pse ende nuk është sezona e punës.“Institucionet nuk po bëjnë asgjë për t’i ruajtur punëtorët, vetë fakti kur në katër mujorin e parë të këtij viti kemi 9 raste të vdekjeve, çka po flasim për periudhën e pasluftës ky numër aq i madh i vdekjeve nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nëse vazhdon kështu atëherë do të kemi një numër fatkeqësisht rekord të rritjeve të numrit të rasteve të vdekjeve pasi që ende nuk jemi në fazën e pikut të punëve në ndërtimtari dhe kemi këtë numër kaq të madh në këtë kohë”, u shpreh Azemi.