Bastisje në Prizren, policia gjen 2 kg drogë

0

                                Policia e Kosovës ka kryer një bastisje të premtën në lagjen “Dardania”, në Prizren. Gjatë bastisjes janë gjetur e sekuestruar dy kilogramë drogë,..Ata, përmes raportit 24-orësh, kanë treguar se në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e konfiskuar edhe një pushkë ajrore, një sprej “OC”, dy grinder për bluarje të marihuanës, një peshore, një telefon mobil, një pasaportë dhe veturën e të dyshuarit.“Lagjja Dardani, Prizren 15.10.2021 – 06:20. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 53.67 gram substancë narkotike të llojit kokainë, 1 kg 698.71 gram substancë narkotike të llojit marihuanë, një pushkë ajrore, një sprej “OC”, dy grinder për bluarje të marihuanës, një peshore, një telefon mobil, një pasaportë dhe vetura e të dyshuarit. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *