Çaste poetike me poeten;-Albina CEKA

MORALI
—————–
Imoral/e, pa moral, tradhtia s’të fal,
ku ka familje, mos hyr si një halë,
se qejfi i çastit, kur zemrën ta zë,
të lidh kambë e duar e s’të lëshon më.
Moral, pa moral, bëj ç’të duesh me trup,
burrë a grua, mos ju kthe jetën në llumë,
se nderi, kur thyhet, s’lidhet me pe,
e turpi të ndjek, ku të shkosh, ku je.
Moral, pa moral, fjala s’është veç fjalë,
se plagën që hap, koha s’e lan,
loti i nanës, mbaje mirë në mend,
s’ta fal as dheu, as n’qiell ti s’ke vend.
Kush mbi familje kalon si barbar,
shkel besën e shenjtë për një epsh kalimtar,
mund t’i lajë duart, mund t’i thotë “s’kam faj”,
por loti i një nëne kurrë s’të fal .
Mos e harro, se kjo s’ka shaka,
kur qan fëmija, dridhet dhe toka,
lotin e tyre, more shpirt i verbuem,
as ari s’e blen, as koha s’e shuen.
Qejfi asht flakë që digjet për pak,
turpi asht hi që të mbetet lakë,
sot qesh e krenohesh, “Kush pyet për fjalë?”
Neser pendohesh, por s’kthehesh dot mbarë.
Mos hyr në familje si ferra në mish,
se ç’mbillet me turp, me turp korrekt një ditë,
s’ka derë që të mbron, s’ka mal që të fsheh,
fjala e zezë pas teje të ndjek.
Moral, pa moral, bëj ç’të duesh me trup,
por mos e shit shpirtin për një epsh të shkurt,
burrë a grua, kushdo qofsh mbi këtë dhe,
mos e kthe nderin në baltë të shkelme.
Imoral/e, pa moral dhe vetja s’të fal….
/QendraPess/