Çaste poetike me poeten:-Anila TOTO

ASGJË
——————————–
Asgjë të keqe nuk mbaj më në shpirt
Edhe armiqtë e mundshëm i kam falur!
Kam falur dhimbjet që më dënuan liritë,
Braktisjet dhe kthimet, përfundimisht i kam falur…
Kam falur ata që para sysh më kanë vdekur,
Kam falur ata që vetëm për vete kanë jetuar,
Ata që me shkak pranë më kanë mbetur,
Që kur mundën pabesisht më tradhëtuan.
Kështu…
Rashë në paqe të butë e të bindshme,
Gjithçka mori natyrshëm të drejtën e saj.
Vazhdoj të dëgjoj vetëm ndërgjegjen time
Pranova edhe veten të mund ta fal…
/QendraPress/