Çaste poetike me poeten;-Brunilda MUSAI

Me ke mua..

—————————

Jam e bindur se me ruan si një thesar.

Ashtu sikurse me fanatizëm te ruaj unë ty

Me ke mua me thua me zë te lartë.

Askush dhe asgjë s’na ndan ne të dy

Me ke mua,edhe ne çaste te vështira.

Gjithmonë, edhe kur jeta donë te rrezoje

Me ty do jem edhe ne ditët me te mira

kur emocioni te bllokon e do një dore te shtrëngojë.

Me ke mua ne çdo sfide te jetës

Te dy bashke arrijmë lart te fluturojmë.

Si shqiponja ne qiellin e lire e te vërtetës

Ashtu fluturimthi do ecim e nuk do ndalojmë

Më ke mua, nuk do le asnjë shigjete

Te ngulet e te lëndoje zemrën tende.

S’do lejoj kurrë asnjë ne k’të jetë

Te shkaktoje ne shpirtin tënd asnjë dhembje.

/QendraPress/