Çaste poetike me poeten;-Flutura YMERI

Zjarrin e mallit do ta shuaj !

————————————

Mos u mundo të bindësh ,

Të më thuash fjalë dhe premtime ,

Hidhi mirë sytë dhe me vështro,

Nuk rron me shpresë zemra ime !

Të japë ç’të duash, merrmë dhe jetën,

dhe sytë m’i nxirr, botën mos e shoh,

ma ndien shpirti të vërtetën,

ndaj mos u shtirë sikur më do.

Nëse do sërish të më sjellesh jetë,

mos më pyet për asgjë.

Një fjalë të vetme më thuaj: të dua,

frymën e fundit te ty do ta lë.

Vetëm një premtim dua nga ty,

Nëse kupton se jam shuar, Të lutem,

lot mbi trupin tim mos derdhë,

se plagët e jetës ende s’ janë shëruar!

Nëse beson vërtetë në Zot ,

dhe me fuqinë e shpirtit më do,

Më dhuro puthjen e jetës!

dhe vdekjes për ty do t’i them jo !

Nëse nuk arrin të më shpëtosh,

Trupin digjma bëma në hi,

Hiri mblidhe hidhe në det !

Sa herë të kesh mall zhytu aty!

Dhe unë do vi si dallgë deti ,

Zjarrin e mallit do ta shuaj !

Në këtë botë dhe në atë botë,

Nuk do të jemi me të huaj !

/QendraPress/