Çaste poetike me poeten:-Kumrie Avdyl SHALA

MICKOJA BURRNESH

——————————-

Një mickojë sillet vërdallë,

sikur më shet burrni,

me shtatëmbëdhjetë shqisat e saj.

Eh, seç ma humbi durimin,

me pëllëmbë të ta vras!

Mickoja kryeneqe kërkoi taksirat,

kishte jetëshkurtër, ishte e pafat.

Shumë të luta, moj e shkreta mickojë,

mos u sill vërdallë,

se këtë sëkëlldi nuk do ta kesh gjatë.

U sille e pështille pa ndal,

se orën e fundit e kishe shumë ngat,

më vjen keq për ty

se ishe e pafat. /QendraPress