Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

MBRËMË

—————————–

Mbrëmë lotova gjatë.

Me shkak, pa shkak, me pse, pa pse

S’di në m’ngritën kurthe, çastet kur

vallzoja përqafuar me dashuritë,

Apo dashuritë që m’u bënë, re.

Mbrëmë lotova gjatë,

Më gjatë se dy netë bashkë.

Nën trarët e çatisë, një bulkth me zë

të mekur luante në piano,

Një tango lumturi – dhimbje, që

shponte e therte deri në ashtë.

M’i shpërqëndron hapat, melodia e

mesazhit në telefon:

Shpirt!

Avioni sapo u ul.

Pas pak minutash do dalim jashtë…!

Gjumi m’ka marrë ndoshta në të gdhirë

E rrathët nën sy i pata hak….

As natën, as yjet, nuk i lashë të dremisnin.

I prangosa……pa shkak…!

/QendraPress/