Çaste poetike me poeten;-Lubi.H.TOTA

E BUKUR SI VALA E DRINIT!
———————————————-
E bukur si vala e Drinit,
Vajzë aman plot bukuri,
Me fëllënzat për rreth e çark ,
Du me këndu një këngë për ty .
Sa her vala e Drinit plak,
Ta prek ballin të ndrin nuri,
Ah sa fort m’ke bo merak,
Bon merak çdo zemër burri,.
Nëpër valë do të kërkoj,
Nëpër dallgë moj s’kam me u nalë,
Dua fort të përqafoj,
Se pa ty unë nuk jam gjallë!
Je e majr si vala e Drinit,
Fllad pranvere t’kam në shpirtë,
Ku të gjej moj ku të mar,
Po ma than zemrën çdo ditë.
Më kan fol për ty çdo ditë,
Valët e Drinit ka je freskue,
Bukurinë që ke në shpirtë
Zemrën ti ma ke trazue.
Nëpër Drii do të notoj,
Shpirtin tim le ta marë vala,
Nëse zemrën ti s’ma fal,
Ma prej goje s’më del fjala!
Shkroi SULBIE .H. SHEHU
/QendraPress/