Çaste poetike me poeten;-Majlinda HOXHA

Vendlindja Ime

————————–

Në prehër të maleve, nën qiellin e kaltër,

Ku dielli përqafon çdo lule në agim,

Aty më lindi miqesia me e paster

aty njoha dashurin.

Në dheun e bekuar, ku fjala ka nderim.

Flladi më sjell aromën e tokës sime,

Atje ku kënga nis me zërin e nënës,

Ku çdo gur rrëfen një copëz kujtimi,

Dhe çdo shteg më fton në gjurmët e ëndrrës.

Lumenjtë më flasin me zë të fëmijërisë,

Kullat e vjetra – kujtime që s’shuhen,

Në çdo prag shpie fshihet një dashuri,

Në çdo cep toke, s’zhduken. që s’zhduken.

S’ka vend si ti, o djep i shpirtit tim,

Ku loti bëhet perlë, e gëzimi hymn !

/QendraPress/