Çaste poetike me poeten;-Mirela LIPO

Më dhuro një buzëqeshje.! ‘
—————————————–
Më dhuro një buzëqeshje, si dritë në mëngjes,
të shuaj mërzinë që me rri si heshtje e vjeshtës.
Në sytë e tu le të ndizet nje shprese ,
si nje yll që ndricon ne erresiren e heshtjes.
Më dhuro një buzëqeshje veç me nje shikim,
ajo flet më shumë se mijëra
fjale.
Aty ku zemra gjen paqe e qetesi ,
dhe shpirti bëhet më i bukur, më i gjallë.
Më dhuro një buzëqeshje, si lulja në pranverë,
që çel pas nje dimri të gjatë plot me erë,
Le të mbetet shpirti në ngrohtësinë e saj,
si zogu kur kthehet në folenë e tij ne vaj.
Më dhuro një buzëqeshje, ta ruaj në kujtim,
si dritë në errësirë, si frymë në trishtim.
Ajo do të jetojë, në çdo stinë që vjen,
si fjale premtimi i embel për çdo ditë të re.
Me dhuro nje buzeqeshje …! /QendraPress/