Çaste poetike me poeten:-Mirushe H. MUSA

Gëzuar Amerikë
—————————–
Kur Dardania digjej flakë
Dielli dhe hëna ranë në shok,
Veç një shpresë kishim nga lart,
Zoti në qiell, Amerika mbi tokë.
Sytë nënave lotonin pa terë,
Shpresat kishin perfunduar.
Gjak kullonte toka e mjerë,
Pleq e fëmijë të masakruar.
Nëpër kongrese diplomatike,
Fuqitë botërore në këmb i ngrite.
Dardanët janë komb autoktonë,
Kombi i nënë Terezës janë.
Nën atë flamur me yje plot,
Shumë misione në paqe ktheve.
Të faleminderit, mike e vjetër,
Mirënjohjen për ty me gjithë zemër.
/QendraPress/