Çaste poetike me poeten; Rajmonda Shyta KOLVANI

Merak nëne

——————————

E përcjell djalin tek dera,

Tek merr rrugën e mërgimit,

Zemra dridhet si përhera,

Digjet shpirti përqafimit.

Dhe e ndjek me sy largimit,

Pastaj qiellit, sytë i shtije,

Gëlltas lotët ngashërimit,

Nënë gjunjë Zotit i bie.

Dhe i lutem me shpirt nëne,

Të ma mbroj prej udhëtimit,

Dhe një lëmsh mbështillet zemrës,

Fill, prej frike dhe trishtimi.

Dhe meraku shpirtin grryer,

Rri me ankth gjersa të mbrijë,

Nata fshehur, lart mban yjet,

Gjoksi fshehur, zemren ngrirë.

Pres , e pres një lajm të vijë,

Mos vonohet aeroportit,

Celularin me gjak të ngrirë,

E vështroj me lutje Zotit.

Në të gdhirë shkruan, arrita,

Udhëtimi shkoi mirë,

E pa gjumë, zbardhur dita,

Më nis gjaku të më shkrijë.

Po, prap nis të merakosem,

Një taksist, pret që t’i vijë,

Prap nis shpirti më vreroset,

Gjersa shpisë të arijë.

Lodhur truri, shpirt sëmurë,

Mos taksisti grabit djalin,

Jo, mos ndodhtë o Zot kurrë,

Djersë të ftohta dalin ballit.

Mos më ço o tru i mjerë,

Në mendime kaq të liga,

Celularin pres të bjerë,

Lus të më largohet frika.

Zemra kurrë s’më rri e qetë,

Dhe kur thotë, tani arrita,

Vallë e nesërmja si do jetë,

O Zot jepi ditë të mira!

Duke ditur, janë të rritur,

Prap rri zemra merakosur,

Shpirti mpakur, floku thinjur,

Ky merak, s’paska të sosur.

ZOT na mbro nga çdo e keqe,

Amanet ti lemë fëmijët,

Gjithë jetën nëna merakut,

Gjaku ngrirë, shkrirë, ngrirë.

15/8/2020

( kushtuar djalit tim)

Rajmonda Shyta Kol /www.QendraPress.com