Çaste poetike me poeten;-Rinore ZYMERI

Natyra e secilit

——————————–

Mizën s’e ndan dot kurrë

nga plehrat ku gjen strehim,

as bletën nga lulet plot,

ku mbledh nektar e bekim.

Secili zgjedh udhën e vet,

aty ku zemra i rri,

sepse njeriun e tregon më së miri

natyra që mban në vetën e tij.

Mos u mundo ta ndryshosh

atë që s’do të ndryshojë,

se shpirti ndjek atë që do,

aty ku vetë dëshiron të shkojë.

Prandaj zgjidh të mirën gjithmonë,

mos e lër veten në errësirë;

si bleta që kërkon lulen,

kërko të bukurën me dëshirë

/QendraPress/