Çaste poetike me poeten:-Selvije KADRIU

MË NUK JE
——————————-
Të kërkoj sot
gjithkund
E kërkoj atë zë tëndin
ato këngët tua
E kërkoj buzëqeshjen tënde
dhimbjen tënde
për ata që u larguan
Sa mallë kishe moj nanë
nana ime e ëmbël
e dashur e fortë
nganjëherë e hidhëruar
pse zogjtë ikën në Perëndim
e ti prisje e prisje
shumë vite kaluan
E tash ata vijnë e shkojnë
Ti më nuk je askund
E kërkoj hijen tënde…
/QendraPress/