Çaste poetike me poeten;-Teuta SULAJ

Prag Vjeshte

————————–

Ajo, nuk hyn me zhurme e buje,

Aty ,ketu zverdh nga nje gjethe

Aty ketu, ca pika shiu,

Nje trike kraheve, dhe ti e veshe.

Ajo…le gjurme qe ti ti gjesh,

Shtatorit detin pakez trazon

Rera nuk eshte me aq e nxehte,

E ti me hijen ne plazh, s’kerkon.

Ajo e bukura ,paksa tinzare

Si vajze e bukur qe te veshtron,

Qe si manare te shkel pak syrin

Edhe me fllad te ledhaton.

E pak nga pak, troket tek dera

Melankolise i ben dhurate,

E si piktore ngjyros natyren

Shpirtin qetson ti pak nga pak.

Pak e trishtuar pse iku vera,

Ditet e bukura plot diell ne plazh,

Por vjeshta sa troket tek dera

Kuader Vangogu te sjelle dhurate.

Muzike e Vivaldit nder pentagrame,

Ne piano ngjyrat luajne bashke

E shoqerojne tinguj violine

E pa e kuptuar je pjese e saj.

Sepse e vetme Vjeshta ç’te bente?

Ndaj hapen shkollat plot çamarroke,

Prinder e gjysher percjellin niperit,

Ne rruget e dijes, me Vjeshten toke.

Keshtu kalon melankolia ,

Nga ritmet Vjeshtore me ngjyra plot.

E do te thuash, e bukur Vjeshta,

Me kte spektakel qe na dhuron.

Keshtu edhe kete pragvjeshte

Ju miqte e mi melankolike,

E pershendesni detin e dallget,

E mos e lini Vjeshten tju ikë…

/QendraPress/