Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Bëhu erë.
—————————
Ç’mu zhurit loti i mallit
mbi jastëkun ëndrra zënë
n’ato udhët gurë kalldrëmi
dritë e hënës kishte rënë.
Buzëqeshja prekte qiellin
në akrepë të orëve, vonë.
Zbardhi dritë…
moj mikja jonë!
Zogjtë e pemët do të thonë!
E në ndjefsh ti mall, si unë
bëhu erë e fryj mbi xham.
Përkëdhelëm lehtë mbi buzë
dhe nëse në ëndërr jam!
/QendraPress/