Çaste poetike me poetin ;-Muhedin MAHILAJ

DO DËGJOJNË POETËT

———————————

Unë lotoj për ty, ti loton për mua.

Prej lotit tëndë, jamë z’verdhur si ftua!

Ti këndon për mua, unë për ty këndoj

Nga këngët e tua, më pulsonë thoj!

Më rreh zemêrgjora, njësoj si fëmi

Si zogë i plagosur të rri në pëlqi.

Në pëlqi të dorës, qëndron zemra ime

Po tê ra nga dora, kthehet në thërime.

Kthehet në thërime, nuk mblidhet më

Hëna bukuroshe, do ta qajë me zë !

Do ta qajë mbi hone, male edhe dete

Do dëgjojnë poetēt, do vajton me derte!

Muhedin Mahilaj Golden H.E.Amb autor

/QendraPresss/