Dënimet janë të rënda dhe të përballueshme për xhepin tonë, andaj jemi të detyruar të respektojmë masat

0

          Haziz  Hodaj, kuvendar dhe  kryesues i grupit të  LDK në KK të  Prizrenit, lidhur me pyetjen tonë  “”A mendoni se  masat e  paralajmëruara nga  13 korriku, qeveria  Hoti, a i ka të  ashpëra  masat e sigurisë ,  si maska e  të  tjerat, ku parashihet denimi prej 8 mijë  euro dhe  burg ?ai pohon;-“ Masat sigurisht që pas gjendjes së krijuar janë të domosdoshme ,sepse përkundër thirrjes së pandërprerë të institucioneve relevante për të rrespektu rekomandimet, një pjesë e madhe e popullsisë as që donte të dijë për to.

    Andaj unë shof, se Qeveria ishte e detyruar të ndërmerr masa më të ashpra që sigurisht për ne duken të ashpra, por që pa një disiplinim të përgjithshëm vështirë të përballohet pandemia.

Dënimet janë të rënda dhe të përballueshme për xhepin tonë, andaj jemi të detyruar të respektojmë masat!/qendrapress.com/

___________

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *