Dr. Mybera Shala Mustafa, sot  emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, pohoi kryetari Shaqir Totaj

                     Dr. Mybera Mustafa, sot emërohet në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit. Dr. Mybera Mustafa është propozuar për të drejtuar këtë drejtori, ndërsa emërimi i saj pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Doktoresha Mybera Mustafa, është e angazhuar në fushën e shëndetësisë, ndërsa me marrjen e detyrës pritet të ketë përgjegjësinë për menaxhimin dhe koordinimin e shërbimeve shëndetësore në nivelin komunal. Edhe kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se Dr. Mybera Mustafa është propozuar për Drejtoreshë të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.

Përmes një shkrimi ne facbook, Selmanaj ka thënë se Mustafa është propozuar për këtë përgjegjësi për shkak të përvojës së saj të gjatë profesionale dhe institucionale. Dihet se  dr Mustafa  ka pas edhe detyra të  rëndësihme më herët në ekzekutivin e komunës së Prizrenit, Kurse për Rtv “”Besa””  kryetari I komunës  Shaqir Totaj,lidhur me këtë propozim  pohoi se  së pari dua të falenderojë ish drejtorin Sylejman Baxhaku  që ka bërë një punë të mirë, Kurse kam mirëpritur  propozimin e dr Mybera Mustafa sepse  e njohim si një  profesioniste dhe  si një  institucionaliste ., Andaj sot e  bëjë emërimin e Dr Mybera Mustafa  në detyrën e doktoreshë së Shëndetësisë” pohoi kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj.