Drejtori i bujqësisë Nderim Kadrijaj sot,vizitoi fermën e pulave ‘’Sharri’ në Pouskë.

Drejtori i Bujqësisë në Prizren Nderim Kadriaj dhe drejtori I Emergjencave Sead Arifi, sot ,kanë vizituar fermerin Alija Jonuzi nga fshati Pouskë, i cili me përkushtim ka ndërtuar një fermë me mbi 7,500 pula. Me këtë rast drejtori Kadrija në faqen e tij elektoronike ka shkruar
‘’Vezët e Fermës ‘’Sharri’’ tashmë janë prezente edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi, duke dëshmuar për cilësinë dhe punën e palodhshme të fermerëve tanë.
Së bashku me kolegun z. Sead Afrifi dhe Komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, z. Flamur Hoti, u informuam nga afër për veprimtarinë e fermës, si dhe për masat e parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri, veçanërisht duke pasur parasysh se ferma ndodhet në pjesën rurale të Prizrenit.’’ shkruan ai .Mbështetja për fermerët, prodhimin vendor dhe sigurinë e tyre mbetet prioritet. /QendraPress/