Drejtori i SHP në Prizren Islam Ukimeri ,vazhdon me projekte në shërbim të qytetarëve.

Drejtori i Drejtorisë së SH.P. në Prizren Islam Ukimeri , edhepse kjo drejtori këtë vit kalendarik u përballë më sfida te shumta, për shkak të procesve me përmbarues ,Kjo drejtori vazhdon realizmin e projkete ne shërbim të qytetarëve
Këtyre ditëve kanë filluar punimet për zgjerimin e urës në afërsi të Parkut të Qytetit, projekt ky nga Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike.Intervenimi në zgjerimin e urës në afërsi të Parkut të Qytetit ka qenë një domosdoshmëri prej kohësh, për shkak të vështirësive në qarkullimin e automjeteve, por edhe në lëvizjen e qytetarëve.Drejtori Ukimeri ka njoftuar se, përveç zgjerimit të kësaj ure, ku punimet pritet të realizohen brenda një periudhe dy-trijavore, “jemi duke menduar që në afërsi të saj të ndërtojmë një rrethrrotullim, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve”, ka thënë ai. Projekti për zgjerimin e kësaj ure është përfolur qe një kohë, ndërsa shpesh janë paraqitur vështirësi edhe gjatë të reshurave të mëdha atmosferike. Kështu kjo drejtori nuk ndalon se punuari./QendraPress/