Drejtori për Kulturë,Rini dhe Sport Adem Morina po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë.

                        Drejtori për Kulturë,Rini dhe Sport  nga  Komuna e Prizrenit,Adem Morina po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë, gjatë vizitës ai është pritur nga Kryetari i Komunës së Konakut z.Abdyl Batur. Me këtë rast është  diskutuar për bashkëpunimin në sferën kulturore dhe sportive në mes dy Komunave të Prizrenit  dhe  Izmirit. Vizita e drejtorit Morina, ka vazhduar edhe në institucione tjera duke u pritur edhe nga klube të ndryshme kulturore dhe sportive. Njëherit  ka pasur  shumë takime edhe  me  shumë ish  bashkatdhetar të cilët tashmë janë banorë dhe shtetas në Turqi/www.qendrapress.com/