Dy persona sulmojnë zyrtarin policor në Prizren

                Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor pasi dy persona dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht në Prizren. Rasti ka ndodhur më 10 shtator, rreth orës 18:25, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë meshkuj kosovarë. Policia ka bërë të ditur se zyrtari policor, si pasojë e sulmit, ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente