E diela poetike me poeten;Valbona Hadri

0

Më kërko

—————————–

Nëse ke mall për këngën e trumcakut

Kërkomë në pranverën e hershme

Tek dega e gjethit të blertë të pres.

Nëse të mungon flladi i shpirtit tim

Më gjënë tek lisi në trungun e tij

Bashkë me sythin e artë në të çelur

Në kërkim të verës dhe syrit të diellit.

Po pate plogështi në ringjallje shpirti.

Më gjënë tek lumi ku vashat hudhin guralecë dashurie.

Nëse ke mall për fjalën e Perëndisë.

Më gjënë tek fjalët e qiririt të shkrirë.

Ku digjej nata naimjane e pa gjumë.

Po pate mungesë përkëdheljen e nënës

Do ta gjesh në frytin e dashurisë qê e mbollëm bashkë.

Nëse do të tretësh në erë dashurie

Në shtratin e ëndrrës së përbashkët

Do ta gjesh ëmbëlsinë prej gruaje

Ku pikoi betimi i përjetësisë tonë.

Valbona Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *