E diela tragjike për familjet Aliti e Gashi: Këta janë dy të rinjtë aksidentalisht humbën jetën në  në Shirokë

E diela e djeshme ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën jetën. Një person tashmë është ndaluar në paraburgim, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit ku kanë mbetur të vdekur dz të rinj Besnik Aliti e Petrit Gashi..

Lajmi për vdekjen e Besnik Alitit dhe Petrit Gashit ka tronditur familjen e miqtë e tyre, siq  kanë  kanë njoftuar për dhimbjen e madhe që po përjetojnë përmes rrjeteve sociale. Derisa  zëdhënësi, i policisë  Rajonale në Prizren Vesel Gashi, për tv Besa  bënë me dije  se dje në  ora 17 e 35 ne rrugën Prizren- Suharekë një  veture ka aksidentuar një  motoçikletë ku ka pasur dy të rinj të cilët edhe  kanë humbur jetën. Policia dhe  ekipet e tjerë të foronzikës kanë dalë në vendin e  ngjarjes  dhe me këtë rast trupat  e pajete janë dërguar për obduksion në Prishtinë, kurse  vozitësi është  dërguar në mbajtje  për 48  orë. tha ai.

 I ndjeri Besnik Aliti ishte 24-vjeçar (i lindur në muajin nëntor të vitit 1999), ndërsa viktima tjetër, Petriti, ishte 19-vjeçar (i lindur në muajin gusht të vitit 2004) mësohet e nga  burime brenda  familjarëve të tyre/www.QendraPress.com/