Edhe Kina goditje Rusisë? Lavrov u nis për në Pekin, avioni i tij kthehet në gjysmë të rrugës

                      Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u nis mbrëmë për në Pekin. Ai hipi në aeroplan, por siç shkruan gazeta gjermane Bild, diku në gjysmë të rrugës, mbi Siberi, avioni i tij u kthye në aeroportin e Moskës.Bild shton se avioni i Lavrov përshkoi rreth 2800 kilometra kur ndryshoi kurs dhe u kthye në vendin e nisjes, transmeton Reporteri.net.Bild shton nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por aludohet se Pekini mund të ketë refuzuar takim me Lavrov apo Putin e ka urdhëruar atë të kthehet.“A është i pashmangshëm një përshkallëzim i ri rus i konfliktit? Çfarë do të thotë të anulosh udhëtimin në Kinë për luftën në Ukrainë dhe situatën në Kremlin?”, shtron pyetjen Bild derisa shton se sipas raporteve të SHBA-së, Moska ka kërkuar ndihmë financiare dhe ushtarake nga Pekini, megjithëse të dyja vendet e mohojnë.