Evelina Ajazaj-Leka zgjidhet kryetare e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës.

Të nderuar miq gjahtarë, të nderuar anëtarë të Federatës së Gjahtarëve të Kosovës Ju falënderoj nga zemra secilit prej jush për besimin e treguar dhe për shumicën e votave në zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, me të cilat më zgjodhët Kryetare të Federatës së Gjahtarëve të Kosovës.
Me këto vota të çmueshme që më dhatë, jo vetëm që më nderuat mua personalisht, por s’bashku shënuam edhe një arritje historike! Sot, Kosova jonë gëzon krenarinë se është shteti i parë që vendos në krye të Federatës së Gjahtarëve një grua me temë magjistrature në mbrojtjen e jetës së egër dhe gjahtare profesionale me licencë zyrtare.
Ju premtoj se këtë detyrë të rëndësishme dhe me peshë që më besuat, do ta përmbush në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vënë në shërbim të gjithë dijeni, përvojën dhe energjinë time, si dhe me mbështetjen tuaj të çmueshme.
Na presin punë të rëndësishme që do t’i bëjmë së bashku për Federatën tonë, por mbi të gjitha për vendin tonë. Jam plotësisht e bindur se me këto angazhime do të jemi një shembull i mirë për të gjithë në çdo fushë.
Ju falënderoj edhe një herë për besimin, mbështetjen dhe për besimin e kësaj përgjegjësie historike. Me respekt, Evelina Ajazaj-Leka /Kryetare e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës./QendraPress/