Filluan punimet në rehabilitimin e rrugës “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren

                         Kanë filluar punimet në rehabilitimin e rrugës “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune Shaqir Totaj. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Prizrenit, punimet po kryhen me intensitet të lartë, në mënyrë që asfaltimi i shtresës finale të bëhet sa më shpejt”, ka thënë ai. Totaj ka theksuar se rregullimi i këtij segmenti rrugor, shumë të frekuentuar, nga rreth rrotullimi te Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit e deri në “Qafën e Kishës” ka qenë i domosdoshëm për banorët e disa lagjeve që i përshkon kjo rrugë, por, edhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që përdorin këtë kalim.