FITORJA E PDK-SË NË PRIZREN ËSHTË FITORE EDHE TREGTARËVE DHE TË GJITHË ATYRE QË E DUAN PRIZRENIN

0

 FITORJA E PDK-SË NË PRIZREN ËSHTË FITORE EDHE TREGTARËVE DHE TË GJITHË ATYRE QË E DUAN PRIZRENIN

                       Pasi që tradicionalisht e mërkura është Ditë tregu për Prizrenin, kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar edhe nga dy kandidate për Kuvendin e Prizrenit znj. Ymran Fusha dhe znj. Vlora Karavidaj ka filluar fushatën e të mërkurës në tregun “Qylhan”. Ky vend ku bëhet shitja e një numri të madh të artizanaleve, përfshi këtu edhe të grave e burrave që punojnë në shtëpitë e tyre e që i tregtojnë këtu, hë për hë nuk ka kushte sipas standardeve. Z. Totaj, nga tregtarët ka dëgjuar brengat dhe sfidat me të cilat përballen tregtarët çdo ditë gjatë veprimtarisë së tyre. Kushtet janë larg atyre që u duhen tregtarëve, por edhe blerësve.

Tregtarët e “Qylhanit” kanë treguar se si pushteti aktual jo vetëm nuk i ka përkrahur, por i ka penguar dhe i ka ngarkuar më shumë seç kanë pasur fitime dhe shumë nga tregtarët e këtij vendi të ikin nga Prizreni. Andaj, është momenti i fundit që “Qylhani” i Prizrenit të jetë vend i preferuar dhe shembull në Kosovë.

Ndërsa Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit ka theksuar se PDK në Prizren ka zgjidhje konkrete për problemet e tregtarëve. “Plani ynë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar parasheh lehtësime për tregtarët, përmirësim të kushteve të veprimtarisë, tregje moderne dhe mobile në lagje të ndryshme të qytetit. Pra, në muajt e parë, do të intervenojmë në krijimin e ambienteve të këtij tregu, sepse dihet mirëfilli se ky treg frekuentohet nga shumë qytetarë dhe tregtarë.” Fitorja e PDK-së në Prizren është fitore edhe tregtarëve dhe të gjithë atyre që e duan Prizrenin…

Tregtarët nga mënyra e komunikimit dhe e shprehjes së brengave të tyre, shihej se janë të bindur në fitoren e PDK-së në Prizren, prandaj në këtë fitore nuk do të mungojë as vota e tyre, që është votë për ndërtimin dhe ruajtjen e identitetit të Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *