Fryma poetike e së dielës me poeten;-Arbana ARBA

24 ORË MË PAK JETË .
——————————–
U gris dhe kjo ditë sot.
Një kryq ekzekutoi bindshëm shifrën në kalendar.
Nxitueshëm iku mëngjesi ,mesdita.
Mbrëmja tërheq shulin e portës zvarrë.
U gris dhe ky diell sot .
Ja ,dëgjohen hapat e
pikëpyetjeve,
pas pak dhe pikat tek largohen.
Në hijen e saj ,gëzimi trishtimi
,shtrëngimet e duarve,
të buta,të ashpra,të ngrohta, të ftohta
,luajnë simfoninë e shpresës.
U kërrus dhe kjo ditë sot.
Me pëllëmbën e gjatë të hijes e mblodhi shuk,
dhe e vërviti në memorien e riciklimeve,
si një rutinë pastrimi,
duke të shtuar një ditë më pak .
Ra dhe kjo ditë sot ,pa të thënë as lamtumirë,
sentimentalizmat nuk i njeh më,
t’i merr e s’ti konverton kurrë
në borxh njëzet e katër orë .
U fik dhe një ditë angari e vetvetes ,
po diku një dritë rri e ndezur,
midis ditës dhe dritës duke
shkruar lutjen e ditës së re.
/QendraPress/