Fryma poetike e së dielës me poeten; Blerta Basha

DASHURI PRINDËRORE
Sa dashuri janë prindërit
Prindërit që na rritën
Na dhanë edukatën
Na ndriçuan ditët
Ditë na e bën natën…
Janë qiell lumturie,
Janë yjet e qiellit,
Janë diell rreze artë,
Që na ngrohin shpirtin ,
Ditë edhe natë.
Janë si hëna e bardhë,
Janë si ylberi me ngjyra,
Të bukura, plot e plot
Janë vala e detit,
Që na japin forcë!
Prindërit janë vetë jeta,
Janë vet durimi,
Janë vet dashuria,
Ju bëftë jeta një mijë,
Nga të gjitha uratat e mia…
Eh.. na rritën me sakrifica…
Kur dhe varfëria, ish e madhe,
Por kurrë s’i mundi dot…
Ajo dashuria prindërore,
Kalonte dete dhe oqeane…
Sa dua të jem pran jush,
Malli më ka përvëluar,
Por çdo ditë edhe çdo natë,
Mos t’iu lija një sekondë
Lot nga sytë e juaj të dalë.
Sa kushton një pikë lot i juaj
Nuk kushton asgjë në jetë…
Në gjithë këtë botë
Se ju jeni gjithë bota ime,
Pa ju s’mundem të jetoj dot!
/www.qendrapress.com/