Fryma poetike e së dielës me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

NË DUART E ASKUJT
—————————————–
Kohën dot nuk e ndaluam
As unë, as ti dhe as ata
Ajo rrjedh si lumë i çmuar
Nuk ka kush që e ndalon.
Dashuria jeton me kohën
Bashkë me të vjen e shkon
Në duart e askujt nuk mbeti
Nëse ndjenjën s’e jeton.
Ikën dhe jeta bashkë me kohën
Dhe dashuria po ashtu
Nuk pati forcë kush ta ndalojë
Mbetën në duart e askujt.
Jeto çdo minutë që të dhurohet
Në çdo frymëmarrje dashuro
Se një ditë nuk jemi më
Në duart e askujt jetën mos krijo.
/www.qendrapress.com/