Fryma poetike e së dielës me poeten;-Elida PRIFTI

MASKA E IRONISË
——————————
Pas ekranit fshihet fjala e ftohtë,
që lind pa zemër dhe vdes pa notë,
ironinë e quan “mendim i zgjuar”,
por s’është veç helm i fshehur, i pakuar.
Flet pa fytyrë, pa sy, pa emër,
si hije që endet mbi fjalën e errët,
dhe mendon se ngrit veten lart,
duke ulur tjetrin në çdo kartë.
Por fjala që lind nga përçmimi i thatë,
kthehet në boshllëk, në humbje të gjatë,
se s’ka as peshë, as dritë, as thellim,
vetëm një zhurmë pa kuptim.
Dhe ai që qesh me plagën e tjetrit,
nuk njeh kufirin e vetes së tretur,
se çdo ironi që lind nga urrejtja,
kthehet në pasqyrë të vetvetja.
Në fund mbetet veç një e vërtetë:
fjala pa shpirt s’ka jetë, s’ka jetë,
dhe ai që mendon se fiton mbi të tjerët,
humb veten në heshtjen e përhershme.
/QendraPress/