Fryma poetike e së dielës me poeten:-Igball Brava KRIVANJEVA
Shqipe ,shkëlqe!
——————————
Dita e kryeditëve,
Dita e shpëtimit,
I dha fund copëtimit,
Solli ditën e pavarësisë,
Simboli i shqipes në
orën e shkëlqimit… 28 nëntor,
kjo ditë vezulluese
Përsëriti refleksin e saj të ylbertë,
Pas pavarësisë së parë të Skëndërbeut,
Në pavarësi të dytë të Ismail Beut..
Kombit iu ndritën sytë ..
Valëvitej dhe vallëzonte shqiponja
në atë det gjaku,
në atë shtëpi që ngjante me
Majë mali…
Pavarësinë shpalli Ismail Qemali…
Pas pesë shekujsh robërie
po rrezatonin rreze lirie ..
E ardhur me bukuri diturie ..
Shqiptar, kudo ku je,
Në këtë ditë pavarësie shkëlqe!
Ngrije entuziazmin në kulm,
Bashkohu me vëllain,
motrën gjithkund..
Duhen aq shumë përpjekje të bashkohen
copat e ndara në trung…
28 Nëntor,
Ditë e madhe e Flamurit,
Lavdi e përjetshme
Ismail burrit!..
/www.QendraPress.com/