Fryma poetike e së dielës me poeten;-Migel FLOR

Dita nuk fjeti
————————
Dita nuk fjeti as mbrëmë
edhe pse nata mbylli sytë.
Meraku i diellit
i rrinte mbështjellë brinjëve.
Korbat zbritën me sqepa të zinj
si mbi një trup të hapur nga dhimbja
për t’i shqyer edhe fijën e fundit
të dritës.
Dita nuk fjeti atë natë.
Vetëm nata flinte thellë
mbi jastëkun e përgjakur
të diellit.
/QendraPress/