Fryma poetike e së dielës me poeten;-Raimonda BRAHA

Çfarë është Atdheu?
——————————
Ç’është atdheu? Një gur në vetmi…?!
Jo, është zemra që gulçon për liri.
Ç’është atdheu? Një fushë nën qielli blu…?!
Jo, nëna pret me mall për ty.
Ç’është atdheu?
Një lumë në rrjedhje pa pushim …?!
Jo,është gjaku i brezave ka shkruar historinë ..
Ç’është atdheu? Një mal në lartësi?
Jo,është krenaria jonë kundër robëri.
Ç’është atdheu? Një flamur në erë…?!
Jo, është shpirti që ngrihet në çdo pranverë.
Ç’është atdheu?
Një këngë e moçme në kujtim…?!
Jo, ështē zëri i të parëve , jeton në shpirtin tim.
Ç’është atdheu? Një udhë me shi…!?
Jo, është drita na prin drejt ardhmërisë.
Ç’është atdheu? Një ëndërr në errësirë?
Jo, është ylli që ndriçon zemrën e lirë.
Ç’është atdheu? Një pemë mbi dhe?!
Jo, është rrënja që na bashkon përmbi çdo re.
Ç’është atdheu? Një fjalë në letër të bardhë?
Jo, është betimi i zemrës që mbetet i gjallë.
Atdheu është dielli me rreze ari,
është shqiponja krenare mbi flamur shqiptari.
Është loti që bëhet këngë në sakrificë,
është lulja që çel mbi dheun e drejtësisë.
Atdheu është fryma ime, zëri im në histori,
është dashuria e shenjtë që s’njeh kufi.
Sa të rrahë kjo zemër me besë e krenari,
do ta mbaj në shpirt Atdheun tim përjetësi.
/QendraPress/