Fryma poetike e së dielës me poetin;-Imer GLLAREVA

Dy zemra

(Është mall, jo dashuri)

——————————–

Në qerpikët e mi

e në qerpikët e tu

lotët bien si shi

heshtur pa pushu

Nga e njëjta plagë

dhe i njëjti mall

dy zemra digjen flakë

ngadalëdalë pa fjalë

Këta qerpikët e mi…

ata qerpikët e tu…

rrëfejnë për ne të dy

se vitet na kanë rëndu

Njësoj na ka vrarë

kjo botë e pa mëshirë

veç lotët na bashkojnë

si lumenj në errësirë

Netët na rëndojnë

mbi supet çdo ditë

dhe hëna qan për ne

nën kët qiell pa dritë

E në heshtjen tonë

që na dogji kjo vetmi

dy zemra të plagosura

rrehin veç në katër sy…

Drenas

/QendraPress/