Fryma poetike e së dielës me poetin;-Maxhun OSMANAJ

Do stinë më përfytyrohen…

—————————————

Do stinë më përfytyrohen si ngacmim

Do të tjera, që lazdroheshim bashkë, dikur

M’i paska vjedhur kujtesa

Por, në gjyq të kohës, s’mund t’i vë

Me një stinë që e barti si valixhe

Herë ma bë me sy

Herë n’dhomë të shpirtit i hy

As unë, as ajo

Borxh s’i mbetemi askujt

Por ngjyrat i ndërron si vetë do…

Lumi ndjek rrugën e vet

Mjegulla mjegullon malet

Gjelbërimi kërkon të mbetet gjelbërim

Por piktura e ngjyrave ka një çmim.

/QendraPress/