Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sahit F.OSMANI

NJËZET E DY DËSHMORËT E QËNDRESËS
(Me rastin e përurimit të lapidarit)
Nxinte koha, Randobrava shkëlqente,
trimat e lirisë, me emblemën e UÇK-së në ballë,
u nisën për luftë në atë ditë të madhe,
me betimin në flamur e në gjakun e tyre:
për atdheun, për lirinë, për idealin.
Të etur për liri, ranë trimërisht nën plumba,
por toka, nënë e përjetshme, i mori në gji,
dhe në prehrin e saj i mbajti përgjithmonë;
ndërsa në lapidar, të gdhendur si shqiponja,
vigjilojnë mbi lirinë që me gjak e fituam.
Krenari e dhimbje mbi pikën e lotit pikojnë,
për trimat që fati në pavdekësi i gdhendi;
për ta frymëkënga nis e nuk ndalet,
dhe petale ylberësh mbi kujtesë shpërndan,
si dritë heroizmi që përjetë në zemra qëndron.
Gjaku i njëzet e dy dëshmorëve nuk shkoi kot,
ai u bë themel i lirisë që gëzojmë sot.
Në simfoninë e së ardhmes këndojmë me krenari:
Kosovë e lirë, Kosovë e pavarur,
do të jesh për jetë e mot,
në zemrat tona, në flamur dhe në përjetës
/QendraPress/