Fryma poetike  e së mërkurës me poeten:-Brixhilda DEDE

KUR DRIDHET SHPIRTI

Nuk mund’ të imagjinoja ikjen tënde.
Thëllimin e një deti të trazuar,
Kujtime gërryer në ndryshkje vjeshte,
Lotuar stacionit të vonuar.

Xhadesë së ngushtë në ecje,
përdrejt rrugës së gjarpërpëruar.
Uturima erërash mbështjellin trupin.
Ti, në zemër më ri shtrënguar.

Kohë rrebeshesh, gjaku ndërohet.
Pellgjet jeshilojnë në klorofilë.
Ndërsa ti shket si pikë ujë,
Përkëdhelur me të aromës lëkurë.

Vjen lehtë si paqe, më puth pa fund.
Gjurmët e ëmbla, ndiej gjithkund.
Je dashuria më e bukur, ta dish.
Edhe hijen tënde, do ta doja sërish.

/www.qendrapress.com/