Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Olimbi DAFO

ISHMIN NË PIEDESTAL E ÇON
—————————————–
Në vargjet e tij poet Agimi
Derdhi shpirtin, fisnikërinë humane
Që folklori t’mos t’i zbehet Ishmit
E veshi me dashuri e vlerë letrare
Poezia e tij, është si magjii
Ai e bëri të këndojë
Që t’mos shkojë në monotoni
Ajo thotë shumë dhe pse pa gojë
Ishmin, në piedestal e ngre ai
Se është si Dielli që ndriçon
Për ‘të, shkruan me dashuri
Krijimtaria kurrë nuk i shteron
Historinë e Ishmit ka dokumentuar
Studius si Agimi janë të paktë
Shumë dokumente ka shfletuar
Që historia e Ishmit të jetë e saktë
Poeti gjithë natën pa gjumë rri
E pret kujtesën që të vij
Të gjejë imagjinarën fantazinë
Dhe që vargun tij gjithmonë të ndrij
Çfarë nuk bën ky poet
Që me fjalën e zemrës
Kaq bukur flet
Dhe që mbjell dashurinë e vërtetë
Fjala e shkruar e këtij poeti të vërtetë
Asnjëherë nuk është e thatë
Pa ngjyra, dritë e pa jetë
Ndaj, vargu i tij, do t’jetojë gjatë
TIRANË, 10 Maj 2026
Olimbi Dafo
/QendraPress/