Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shukrije GASHI

Maj 2024
————————
Kur ta shuash dritën në shpirt
terri shkund damarët e jetës
nga paqja
ndezë adrenalinën e trillit
për ta grishë
smirën nga pluhuri
Vandën që dremitet e s’fle kurrë
Po pate antioksidant merre
në masë helmuese
ta shpërlash ndërgjegjën
nga fantazia a terpia për
plaçka e pushtet
Kur ta shuash dritën shuaje
monstrumin në shpirtin tënd grabiqar
fli qetë në shtrojat tua.
/QendraPress/